E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e Partisë Socialiste në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në Qendrën e Votimit Nr. 2004/3 në Don Bosko.

Koçiu ju është drejtuar me një apel gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.

“Vota është zëri dhe fuqia qytetare më e madhe. Ushtrimi i kësaj të drejte thelbësore dhe kësaj detyre qytetare është sot më i rëndësishëm se kurrë më parë. Duke votuar, duke u shprehur qartë, duke respektuar njëri-tjetrin, ajo që fiton është Shqipëria. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani”, shprehet ministrja Koçiu. /e.i/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›