Celibashi: 8 Qendra Votimi janë hapur me vonesë, procesi vijon normalisht

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediet informoi në lidhje me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare në vend. Celibashi tha se procesi vijon normalisht në gjithë vendit.
Kreu i KSHZ-së, theksoi se 8 qendra votimi janë hapur me vonesë.
“Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur ose të bllokuar nga informacionet që ne kemi janë 8% e qendrave të votimit të cilat janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në ora 8 të themi. Në 5% të qendrave të votimit rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit. Ka pasur 4 anëtarë po s’ka qenë kuorumi i plotë. Në momentin kur procesi i votimit është hapur në të gjitha Qendrat e Votimit, kanë qenë prezent vëzhgues të përgjithshme ose të partive politike ose të tjerë”, tha Celibashi.
Celibashi theksoi se në “5% të Qendrave të Votimit kemi pasur raportime se ka pasur tensione në momentin dhe këto kanë shkaktuar vonesa ndërmjet anëtarëve të komisionit të Qendrave të Votimit pretendime për grumbullime të njerëzve që në atë moment nuk është dashur të jenë aty pranë Qendrave të Votimit. Ka ndërhyrë KQZ situata është stabilizuar”.
“Kemi një raportim për persona që lidhen me aftësi të kufizuar janë 21% të ratave për të cilat kemi kërkuar informacion të cilët këta persona nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor, kur është dashur të votojë Ai, protokolli se duhet të asistohet, jo në të gjitha rastet është respektuar për këtë kategori personash”, u shpreh Celibashi.
Celibashi tha se “pasi ka filluar procesi kemi patur në 6% të Qendrave të Votimit ndërprerje të procesit për arsye teknike logjistike, por situate pastaj është stabilizuar me ndërhyrje të KQZ-së. Kemi një raportim që në 5% të Qendrave të Votimit kemi mos respektim të distancës prej 150 metra”.
Sa i përket identifikimit elektronik, Celibashi tha se “janë vetëm 4 Qendra Votimit pa operator pasi nuk është paraqitur operatori. Janë 4 Qendra Votimit në të cilat identifikimi po bëhet manualisht. Procesi mund të vlerësohet se ka filluar normalisht dhe po vijon normalisht”, tha Celibashi.
Për sa i përket votimit elektronik në bashkinë Vorë dhe në njësinë numër 10 në Tiranë, Celibashi tha se “raportimet që kemi marrë tregojnë se procesi po shkon normalisht, nuk na është raportuar problem si për funksionalitetin e pajisjes apo edhe probleme të tjera që mund të afektojë procesin e votimit në këto 75 qendra votimi në total”.
/m.q/ /a.g/