E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, autori e ndoqi të riun me makinë dhe më pas e qëlloi për vdekje

Një ngjarje e rëndë tronditi Paskuqanin mesditën e së hënës, ku një person u vra me armë zjarri. Të dhënat e policisë saktësojnë, se viktimë mbeti Ardian Baloshi, ndërsa autor i ngjarjes është Sadik Llani.

Gjithçka ndodhi në afërsi të një kalçetoje, ku dyshohet se personat e përfshirë kishin pasur një debat mes tyre më herët dhe Llani, pasi e ndoqi me automjet, nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi Baloshin, teksa ky i fundit po ecte në rrugë.

“Duke pasur parasysh dhe rrezikshmërinë e autorit të dyshuar është gjykuar e arsyeshme që në operacion të marrin pjesë edhe Forcat Speciale”

Baloshi u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por bluzat e bardha thanë se ai mbërriti pa shenja jete te Trauma.

Menjëherë pas ngjarjes, ishte RENEA ajo që mbërriti në Paskuqan, pasi ka dyshime se autori i ngjarjes paraqet rrezikshmëri të lartë, duke qenë se po fshihet i armatosur.

Efektivët e specializuar janë duke kontrolluar në zonë me qëllim kapjen e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›