E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsimi i pronave – Lihen në burg 4 të arrestuarit, vëllai i deputetit të PS-së dhe i “Rrumit të Shijakut”

Dy ditë pas realizimit të operacionit nga ana e prokurorisë së posaçme, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg katër personat e arrestuar, të enjten, për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit dhe vrasjen e Edmir Bregut.

Masa e sigurisë ‘arrest me burg” u la për vëllain e ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça, Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kumes,Vlash Brahja dhe Astrit Avdyli.

Ndërkohë, masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është lënë për Ermira Avdylin.

Gjatë aksionit, u shpallën në kërkim 4 persona: Elidon Avdylaj ose Aldo Abdylaj, Aleksandër Laho, Alfred Doka dhe shtetasi me iniciale A.B.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›