E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë/ Apeli ul dënimin, 12.8 vite burg për Ilir Beqarajn

Apeli i Tiranës ka ulur dënimin për Ilir Beqarajn, lidhur e vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, duke e dënuar me 20 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Beqaraj do vuajë dënimin me 12 vite e 8 muaj

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Beqarajn me 24 vite burg.

Më 15 Mars të vitit 2024, persona të armatosur pasikanë hyrë në oborr dhe e kanë vrarë me kallashnikov Gentian Bejtjan. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, policia ka gjetur një makinë Land Rover me të cilën janë larguar autorët.

Me provat e mbledhur, Prokuroria e Tiranës, thotë se Ilir Beqaraj, para dhe pas vrasjes ka qënë me një makinë  në afërsit të vendit ku është vrarë Gentian Bejtja, kjo sipas organit të akuzës provohet edhe nga këqyrja e GPS në automjetin që ai kishte marrë me qira.

Nga akti i ekspertimit dhe nga profilet e AND-së,  në makina tip GOLF, në të cilën u gjetën gjurmët e Ilir Beqarajt, por edhe të Flodian Plakut, është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së makinës të përdorur në krim. Më tej prokuroira e Tiranës thotë se roli I Ilir Beqarajt ka qënë të nidhmojë dhe të largojë autorët nga vendi I ngjarjes.

Për këtë ngjarje në gusht të këtij viti ra në pranga edhe Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), për të po vijojnë hetimet.

Vrasja e Gentian Bejtjes, dyshohet se erdhi për hakmarrjeje, si pasojë e përplasjeve mes bandave të Fushë-Krujës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›