Vrasja e Nikulajt në Shëngin, burgim të përjetshëm për killerin portugez

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill 2023.
Seanca gjyqësore u mbajt nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjar të viktimës.
Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda hotelit të Nikulajt, në Shëngjin.
Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë dhe duke e qëlluar për vdekje.
Sipas Prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje.
Të përfshirë si ndihmës ishin edhe 4 shtetas britanikë, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur shumë vite më parë dhe duke shkaktuar një bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.