E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Makina bie në humnerë në Tepelenë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gusmar–Nivicë në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Menjëherë pas njoftimit, Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kuvelesh, Urgjenca dhe zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen dhe transportimin e të aksidentuarit në spital.

Fatmirësisht, sipas burimeve, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›