E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Në seancën e sotme, Leonard Duka nuk ishte i pranishëm. Në sallën e gjyqit morën pjesë nëna dhe motra e viktimës, Santiago Malko.

Leonard Duka akuzohet si porositësi i vrasjes së Santiago Malko, ndërsa ai vetë ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

Mbrojtja e Dukës kërkoi shtyrjen e seancës, me argumentin se mungesa e të pandehurit pamundësonte paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, të cilat, sipas avokatëve, duhet të paraqiten së bashku me klientin e tyre.

Kërkesa u pranua nga trupi gjykues, ndërsa seanca e radhës u caktua të zhvillohet më 16 janar, në orën 13:30.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›