E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier pas një konflikti të çastit, gjykata lë në burg Azgan Mërnicën

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Azgan Mërnica, autori i vrasjes se Novruz Cenalia, efektiv i “Shqiponjave” në Fier. Ai mbërriti në Gjykatën e Fierit i veshur me jelek antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie. Gjithashtu forca të shumta policie blinduan gjykatën ku u zhvillua seanca.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj në fshatin Baltëz të Fierit, ku Mërnica qëlloi për vdekje me plumb në kokë 28-vjeçarin Novruz Cenalia dhe më pas u largua nga vendngjarja pas konflikteve të çastit. Autori u vetëdorëzua në polici pas 48 orësh pas negociatave të policisë me familjarët, duke i dhënë fund arratisë së tij.

Novruz Cenalia u qëllua nga Azgan Mërnica teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›