E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq, kush është Violand Bracellari

Personi që shihni në foton e mësipërme është Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri efektivi i Shqiponjave Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri. 

Sipas informacioneve paraprake, autori 43-vjeçar, rezulton person me rrezikshmëri të lartë. Ai ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë sa i takon efektivit tjetër të plagosur, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Fillimsht ai është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›