E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau të vajzën në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin palestinez Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai.

Ai do të përballet me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër penale që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkurt 2025, në një apartament në rrugën Gjon Muzaka, ku 22-vjeçarja është vrarë me thikë.

Nga verifikimet rezulton se personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e kishte njohur në Germany. Në komunikimet në WhatsApp, ai shfaqej i shqetësuar për mungesën e përgjigjeve nga Rayyan.

Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar më 19 shkurt, ndërsa pas kësaj date viktima nuk ka reaguar më. Trupi i pajetë u gjet më 27 shkurt në banesë, disa ditë pas krimit.

Sipas dosjes hetimore, i ati i saj u largua jashtë territorit të Shqipërisë pas ngjarjes. Hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë e përfshirjes së nënës së viktimës, por deri tani mungojnë prova bindëse për këtë pistë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›