E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiç: Do të pajisemi më robotë të armatosur me ndihmën e Kinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij planifikon të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake, ndërsa prodhimi i tyre pritet të nisë gjatë këtij viti me mbështetjen e Kinës.

Vuçiç tha se për këtë projekt do të kërkojë bashkëpunim me presidentin kinez Xi Jinping, duke theksuar se teknologjia e robotëve do të shërbejë për rritjen e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve të ushtrisë serbe.

“Më bëri përshtypje prezantimi i robotëve të kompanisë AGIBOT. Ata mund të mbajnë 10, 20 apo 30 kilogramë dhe mund të pajisen me kamera, të kryejnë patrullime kufitare dhe, nëse është e nevojshme, edhe të armatosen.

Në paradën tonë të ardhshme ushtarake do të kemi mijëra robotë të tillë për të ofruar siguri shtesë për vendin”, deklaroi Vuçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›