E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth takon TopinDuhet dialogu konstruktiv

TIRANE-Ambasadori i OSBE-se zhvilloi sot nje takim pune me presidentin e Republikes Bamir Topi ne kuader te zhvillimeve me te fundit politike si dhe te realizmit te reformave te nevojshme per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Presidenti i Republikes dhe Ambasadori i OSBE-se ndane te njejtat mendime per rendesine e bashkepunimit politik institucional mes paleve ne menyre qe te zbatohen standardet perendimore te drejtesise e te demokracise dhe te arrihen rezultatet e duhura ne funksion te realizimit te te gjitha aspiratave madhore te shtetasve shqiptare dhe Shqiperise.

Kryetari Shtetit Bamir Topi theksoi ne kete takim domosdoshmerine per dialog konstruktiv nderpartiak konsensus e komunikim funksional institucional te te gjithe faktoreve e aktoreve politike ne vend duke vene ne dukje nevojen e realizimit te reformes zgjedhore te asaj ne drejtesi sidomos miratimit te Gjykates Administrative ne menyre qe te permbushen te gjitha kriteret e rendesishme te nje vendi demokratik qe synon integrimin zyrtar ne familjen evropiane ndash thuhet ne njoftimin per shtyp te presidences.

Nga ana e tij kreu i Prezences se OSBE-se Ambasadori Eugen Eumlollfarth i shprehu Presidentit Topi mbeshtetjen e metejshme e te palekundur gjate ushtrimit te mandatit te tij ne respekt te Kushtetutes e ligjeve ne fuqi duke vene njekohesisht ne pah rendesine qe te gjitha palet duhet te shenojne perparim konstruktiv me reformen zgjedhore dhe reformat e tjera te nevojshme qe i sherbejne interesave madhore te popullit shqiptar. - behet e ditur ne njoftimin per shtyp.

Takimi zhvillohet ne nje klime te tille kur maxhoranca ka ndermarre nje nisme per hetimin dhe me pas shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti nenkryetarit te KLD-se ndersa postin e kryetarit te ketij institucioni e mban presidenti. Po keshtu qeveria eshte ne perplasje me opoziten per vendimin me te fundit te Gjykates se larte per te shpallur te pafajshem ish-zv.kryeministrin Ilir Meta te akuzuar per korrupsion dhe kur pas 2 ditesh do te perkujtohet 1 vjetori i masakres se 21 janarit kur forcat e sigurise vrane 4 demonstrues te opozites dhe plagosen dhjetra te tjere.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›