E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj 21 janari i mjegulluarja ligjet qe shkeli Garda

Sekretari i ceshtjeve ligjore ne PS Fatmir Xhafaj se bashku me Kosta Bajraba nxjerrin ne treg librin 21 janari.. Nje histori e paperfunduar. Gazeta shqiptarja.com publikon pjese te librit. 21 janari u karakterizua nga perpjekje te hapura te strukturave shteterore per te penguar zhvillimin e demonstrates. Ne foto Kopertina e librit

PJESE NGA LIBRI
21 janari u shnderrua ne nje ngjarje unikale ne historine e tranzicionit shqiptar. Gjate 20 vjeteve te tranzicionit kishin ndodhur ngjarje dramatike madje edhe tragjike sic ishin vrasjet e 2 prillit dhe trazirat e 1997. nderkohe kujtimi i 97 rrinte mbi shqiptaret si shpata e Demokleut. Por 1997 u prodhua nga nje seri faktoresh dhe ne nje situate te mbarsur me nje krize te shumefishte 21 janari duke ardhur si nje shperthim popullor ne nje klime te mbarsur nga manipulimi i zgjedhjeve shkaktoi nje episod gati te harruar ne vendet demokratike vrasjen e demonstruesve. 1997 ishte nje kaos qe kishte ne thelb krizen politike 21 janari u akuzua si nje rast i paster vrasjesh shteterore. Me 1997 goditjet dhe vrasjet vinin nga nuk e pandehje me 21 janar goditjet vinin vetem nga nje pozicion godina e kryeministrise. Me 1997-ten goditjet drejtoheshin ku nuk e pandehje me 21 janar goditjet synonin vetem nje drejtim demonstruesit. Ajo qe ndodhi ne 21 janar ne bulevardin kryesor te Tiranes eshte pare natyrshem ne menyra te ndryshme.

Vete prizmi i dites se 21 janarit ofron kende te ndryshme veshtrimi ne varesi te raporteve qe secili ka pasur ose kerkon te krijoje me kete ngjarje. Gjithkush e ka pare mund ta shohe dhe do te shohe 21 janarin nepermjet pasqyres se vet. Ne rradhet e meposhtme do te paraqesim disa fragmente te pamjeve te kesaj ngjarjeje nga disa pasqyra e qeverise e opozites protestuese dhe qytetareve e intelektualeve dhe personaliteteve kombetare se fundi pasqyra e misioneve diplomatike vezhguesve dhe shtypit te huaj. Pamja qe ofrojne pasqyrat e seciles pale ne disa raste jane te qarta dhe na japin ngjarjen me tere dramaticitetin dhe tragjizmin e vet. Ne raste te tjera pamja jepet kokeposhte si ne dhomat e erreta te laboratoreve fotografike. Nderkohe ne disa raste pasqyrat jane kontradiktore ne sensin qe shpesh japin pamje te qarta shpesh te mjegulluara ose te perbysura te asaj qe ndodhi. Pasqyra me e mjegulluar eshte ajo e Kryetarit te Prezences se OSBE-se ne Tirane distanca e te cilit prej preceptimit realist te ngjarjes ishte per fat te keq e larget. Kjo largesi ka mbetur e njejte edhe nje vit me pas.

Pertej maskave dhe perballe pasqyrave te qeverise
21 janari 2011 u gdhi si nje dite trefish e mbarsur me shiun qe mund te binte nga casti ne cast me rrebeshin e demostruesve qe kishin filluar te mberrinin ne oret e para te pasdites nga te gjitha rruget hyrese per ne Tirane me bubullimat qe jehonin parreshtur nga ndertesa e Kryeministrise dhe shperndaheshin nga ekranet drejt nenvetedijes se qytetareve. Shperthimi i mundshem i konfliktiti lexohej ngado.Qytetaret nxitonin me ankth te ktyenin me ngut punet e dites nje pjese per tu liruar prej tyre per tiu bashkuar pritestuesve gjate pasdites ndersa nje pjese tjeter per te qene ne shtepi gjate oreve te demostrates. Parandjenja se protesta do te pergjakej lexohej qarte. Keta jane me te pashpirt se fashistet po i thoshte veterani D.V shokut te vet ne kryqezimin prane Bankes Qendrore.

Cenimi i lirive instrumentale politike
Nobelisti Amartya Sen i vlereson lirite politike si nje nder perberesit kryesore te lirive instrumentale te qytetareve. E drejta per te protestuar paqesisht eshte nje nder aspektet kryesore te lirive politike. Edhe ne Shqiperi liria e protestimit eshte nje e drejte kushtetuese. Kjo e drejte me 21 janar u shkel brutalisht. Shkelja kushtetuese e te drejtes se protestimit e cila ne rrethana te tjera duhej te perbente nje alarm per demokracine ne fakt ishte nje shkelje minore ne raport me vrasjet e protestuesve... Nderkohe shkeljet e 21 janarit i prodhuan rezultatet e tyre ne menyre paralele dhe ne kohe reale. Tejkalimi i perdorimit te forces prej Policise dhe Gardes se Republikes ndodhi qe ne fillim te protestes. Pervec 4 te vrareve dhe 35 te plagosurve u keqtrajtuan edhe dhjetera persona dhe u demtuan ose plagosen punonjes te Policise se rendit. Ne kete menyre u shkelen dispozitat e Ligjit per tubimet sipas te cilave ne cdo rast zbatimi i masave per ndalimin dhe shperndarjen e nje tubimi paqesor e pa arme behet ne menyre te shkallezuar dhe perdorimi i forces kufizohet ne minimum. 21 janari u karakterizua nga perpjekje te hapura te strukturave shteterore per te penguar zhvillimin e demostrates dhe tentative te dukshme per provokimin e dhunes para gjate dhe pas protestes. Ngjarja filloi me nje seri incidentesh te provokuara ne oret e para te paradites nga institucionet e shtetit me synim pengmin e qytetareve per te marre pjese ne proteste si dhe nxitjen e dhunes. Keto veprime synonin te acaronin situaten para protestes te te mbulonin e justifikonin dhunen e stukturave shteterore.

Gjate gjithe paradites se 21 janarit socialistet denoncuan publikisht mjaft incidente per te protestuar paqesisht. Qytetaret qe arriten te paret prane Kryeministrise u befasuan kur ndeshen me provokimet e forcave te Policise dhe Gardes se Republikes. Rreshtat e pare te demostruesve moren goditjet e para ende pa artikuluar kerkesat e tyre paqesore. Kjo taktike synonte te kompromentonte demostraten pa nisur mire duke i terhequr qytetaret ne kunderveprim ndaj provokimeve. Shteti shpresoi se duke provokuar ne menyre te befasishme do te prodhonte qendrime te dhunshme te demostruesve. Perdorimi i dhunes per te provokuar protestuesit qe ne castet krijoi per opoziten bindjen per nje plan te parapregatitur per te nxitur dhunen nga protestuesit dhe per te kriminalizuar kete te fundit. Kjo taktike nuk rezultoi fare e pasukseshme. Vala e pare e demostruesve u detyrua te terhiqej drejt lulishtes perballe ish-hotel Dajtit dhe rrugicave te qendres per tu shpetuar dhunes dhe paralizimit prej gazit lotesjelles. Por kjo terheqje ishte e perkohshme. Kronika e demostrates flet per nje rigrupim te protestuesve te cilet pas relaksimit prej goditjes se gazit lotesjelles u rinisen me vrull drejt Bulevardit.

21 janari perfaqeson pra nje praktike shkeljesh ligjore te cilat ndodhen para gjate dhe pas ngjarjes. Mjaft prej shkeljeve ndodhen per shkak te mungeses se profesionalizmit te forcave te Policise dhe te Gardes. Nje intensitet i tille shkeljesh te ligjit ne nje kohe mjaft te shkurter mund te kishte prodhuar pasoja edhe me tragjike nese demostruesit do ti ishin pergjigjur shtetit me te njejten monedhe. Por fatmiresisht qytetaret nuk rane ne kurthin qe kishte ngritur qeveria per te marr peng kete ngjarje. Fabulat e pucit dhe grushtit te shtetit u ndertuan pikerisht per te marre peng ngjarjen dhe justifikuar dhunen ndaj demostruesve. Por demonizimi qe qeveria u perpoq ti bej asaj mori trajta komike dhe fjalori qeveritar filloi te perdorej si shprehje per te mbushur boshesine dhe merzine e jtees urbane. Dukej sikur qeveria i kishte gati reagimet e parafabrikuara per ngjarjen.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›