E Diel, 1 Nëntor 2026

Yzeiraj: Prioritet, lehtësimi i tregtisë mes vendeve të rajonit

TIRANË, 10 mars/ATSH-Maela Marini/ Zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj theksoi sot rëndësinë e reduktimit të burokracisë dhe përshpejtimin e procedurave të import-eksportit për lehtësimin e tregtisë mes vendeve të rajonit.

Sipas Yzeirajt, këtij qëllimi i shërben edhe nisma për Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat (National Single Window), një platformë digjitale që u prezantua sot dhe pritet të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti.

Zv/ministri theksoi se objektivi kryesor i vendit mbetet integrimi europian dhe kjo nismë vjen në funksion të këtij qëllimi.

Sipas tij, “në vitin 2026 më shumë se 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të planifikohet në forma investimesh infrastrukturore në rrugë, hekurudha, porte dhe aeroporte”.

Yzeiraj theksoi se të gjitha këto investime kanë si synim kryesor lehtësimin e tregtisë.

“Kjo është ajo që synojmë të reduktojmë dhe eliminojmë në mënyrë përfundimtare për gjithë sipërmarrësit tanë, pa pasur më nevojë për letra fizike dhe dokumente. Me një letërnjoftim digjital tregtar ata mund dhe do të lëvizin së shpejti të lirë dhe me reduktim thuajse zero të kohës së tyre në gjithë rajonin”, theksoi Yzeiraj.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›