E Diel, 1 Nëntor 2026

ZAGREB – Dy migrantë vdesin pas mbytjes së një varke në kufirin boshnjako-kroat

ZAGREB, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dy migrantë kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë, si dhe një i dyshuar për trafikim nga BH, u shpëtuan sot pas mbytjes së varkës së tyre në lumin Sava, që shërben si kufi natyror mes BH dhe Kroacisë, njoftoi policia kroate.

Policia njoftoi se mori një njoftim alarmant për përmbysjen e varkës pranë qytetit Slavonski Brod në lindje të Kroacisë, ku disa persona ndodheshin në ujë duke kërkuar ndihmë.

“Patrullat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorën 13 shtetas të huaj nga uji i ftohtë, prej të cilëve njëri nuk kishte shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një zyrtar i zjarrfikësve konfirmoi për vdekjen e migrantëve.

Të gjithë të shpëtuarit, në gjendje hipotermie, u hospitalizuan në Slavonski Brod.

Mes migrantëve ishte një shtetas boshnjak, i cili dyshohet për trafikim migrantësh dhe gjithashtu u shtrua në hospital nën mbikëqyrjen e policisë.

BH dhe Kroacia ndodhen në të ashtuquajturën ”rruga ballkanike”, që përdoret nga migrantët nga vendet afrikane dhe aziatike që përpiqen të mbërrijnë në vendet e Evropës Perëndimore./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›