E Hënë, 2 Nëntor 2026

ZYRIH – Zvicra synon marrëveshje tregtare me Kinën në fillim të 2026

ZYRIH, 10 tetor /ATSH/ – Zvicra shpreson të finalizojë marrëveshjen e përditësuar të tregtisë së lirë me Kinën në fillim të vitit 2026, deklaroi sot ministri i Jashtëm zviceran Ignazio Cassis, pas takimit me homologun e tij kinez Wang Yi, sipas “Reuters”.

“Jemi të kënaqur që diskutimet për modernizimin e marrëveshjes sonë të tregtisë së lirë po ecin në mënyrë konstruktive, dhe të dyja palët shpresojmë ta përfundojmë këtë proces së shpejti”, tha Cassis për gazetarët pas takimit në Bellinzona.

Ai shtoi se, “megjithëse marrëveshja nuk do të përfundojë deri në fund të këtij viti siç ishte planifikuar fillimisht, Zvicra synon ta mbyllë atë në fillim të vitit të ardhshëm, me qëllim krijimin e një tregtie më të hapur dhe më të drejtë, bazuar në rregullat ndërkombëtare të tregtisë së lire”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›