E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zbardhet” pranvera, reshje bore edhe në Qafën e Llogarasë, rruga mbetet e hapur për qarkullim

Reshje bore janë regjistruar gjatë natës në zonën e Qafës e Llogarasë, ku temperaturat kanë zbritur në 0–1 gradë Celsius. Autoritetet bëjnë me dije se rruga është pastruar dhe është shpërndarë kripë për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve, dhe aktualisht nuk raportohen probleme në këtë aks.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar, duke bërë që një segment i rrugës, nga zona e Pishës Flamur deri në pjesën tjetër të aksit, të zbardhet nga bora.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, duke punuar për pastrimin dhe mbajtjen të hapur të rrugës, e cila aktualisht është e kalueshme për automjetet. Autoritetet bëjnë me dije se situata paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm, për shkak të rritjes graduale të temperaturave, që po ndikojnë në shkrirjen e borës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›