E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnjë

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dha lajmin e mirë se pranë Lushnjës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë si edhe të bashkisë Lushnjë kanë zbuluar një sit të ri arkeologjik në fshatin Zgjanë.

Gërmimet kanë nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të. Ky zbulim arkeologjik konsiderohet si një nga më të rëndësishmit në zonën e Lushnjës, në dekadat e fundit.

Specialistët e IKTK-së do të vijojnë kërkimet dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës, duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor.

1 nga 7

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›