E Martë, 3 Nëntor 2026

Zëmblaku dhe Plasa drejt ndryshimit

Pas përmbytjeve të ndodhura në 15 qershor të vitit të kaluar, fshatrat Zëmblak dhe Plasë pësuan dëmtime të mëdha në infrastrukturën rrugore si dhe në pritat malore. Pas evidentimit të situatës në terren nga një grup inxhinierësh, rezultoi se infrastruktura rrugore ishtë dëmtuar në masën 80%.

Administratori i njësisë Pojan Kreshnik Azo thotë se një përmbytje e tillë nuk kishte ndodhur prej mëse 50 vitesh dhe dëmtimi i rrugëve vështirësoi jetën e banorëve. Për riparimin e asfaltit, pastrimin e përroit të Zëmblakut dhe pritave malore, tashmë investimi është gati nga bashkia Maliq dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në vlerën e rreth 80 mln lekëve dhe puna do të nisë brenda disa ditëve.

Gazetare Geralda Sali

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›