Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 ditë bëhet 30 ditë

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim që lidhet me mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve.
Ndryshimi ka të bëjë me zgjatjen e afatit për shqyrtimin e kërkesave nga Komisioni i Vlerësimit për mbështetjet me grante, nga 10 ditë në 30 ditë.
Konkretisht me vendimin e sotëm, Komisioni i Vlerësimit merr në shqyrtim kërkesat për mbështetje me grant dhe në fund të procesit të vlerësimit, brenda 30 ditëve kalendarike miraton me vendim listën paraprake të aplikimeve fituese.
Ky ndryshim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
/a.f/