E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Lidhur me  këtë çështje, krerët e partive politike do të rinisin serinë e takimeve ditën e sotme.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet të takohet sot rreth orës 11:00 me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Takimi do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka konfirmuar që Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të hënën.

Ndërsa kriza institucionale po vazhdon, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë të shtunën ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›