E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Basha: Parakusht për bashkëpunimin integriteti i kandidatëve, distancimi nga krimi dhe paratë e pista

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ kryetari i Partisë Demokratike- Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi sot se “dera ime ka qenë e hapur sa herë kanë trokitur forcat e reja dhe forca të regjistruara më parë në zgjedhje”.

Në një intervistë Basha tha se “ne kemi një parakusht që është integriteti i çdo kandidati. Pra, jo para të pista, jo lidhje me krimin dhe nuk kemi asnjë paragjykim tjetër. Pastaj nëse dikush që ka trokitur disa herë në derën tonë ndryshon mendje për një arsye apo për një arsye tjetër, ia lëmë atyre”.

“Përfaqësoj këtu një strukturë të shtrirë në 5 mijë qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Me struktura të angazhuara, me kryetar degësh, me Kryesi partie, me Këshill Kombëtar, me vendimmarrje, me program. E vetmja forcë politike që ka një program të shpalosur tashmë. Dhe sigurisht këtu ka vend edhe për ato forca të cilat numerikisht mund të përbëhen nga disa individ, disa prej tyre siç e kanë pranuar në ato takime, s’kanë as struktura. Për sa kohë qëndrojnë të vendosur kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe për një alternativë e cila i shërben njerëzve, i shërben Shqipërisë”, nënvizoi Basha.

I pyetur nëse për kandidat për kryeministër humb shansi në 2025-ën, Basha u shpreh se “varet gjithçka nga performanca elektorale. Por këtu si asnjëherë tjetër ne do t’i qasemi njerëzve pa asnjë kompleks për të kaluarën . Ne do t’u çojmë kandidat për deputetë e para vijnë nga komuniteti”.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›