“Po thua të pavërteta, do të jesh i pari në opozitë?”/ Gazetarja përplaset me Balliun: Jeni të kënaqur me aq sa keni, nuk synoni pushtetin?

Në emisionin Prime News24 u zhvillua një debat mes gazetares Denada Kola dhe deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu.
Gazetarja Kola i tha Balliut se duket se është i kënaqur që PD është e para në opozitë. Shtoi se duket se PD nuk synon që të ketë pushtetin.
Balliu i ktheu përgjigje, duke i thënë se Partia Demokratike është një parti, e cila në vijimësi denoncon skandalet e qeverisë. Po ashtu, theksoi se krahasimi me Serbinë (se opozita ka pasur shifra thuajse drejt zeros pas zgjedhjes) nuk ekziston, sepse në Shqipëri PD ka thuajse 90 përqind të vendeve të opozitës në Kuvend.
Denada Kola: Partitë opozitare në Serbi janë shuar në të njëjtën kohë me Vuçiçin.
Klevis Balliu: Nuk mund të krahasomi me Serbinë, për shumë arsye.
Denada Kola: Zgjedhjet e fundit, partia në pushtet kishte të njëjtat numra me ato që ka Rama në Shqipëri dhe opozita ishte po njësoj.
Klevis Balliu: Jo, në Serbi partitë e opozitës kanë qenë në koalicion me 3-4 deputetë secila. Nuk ke pasur në Serbi parti, që ka 90 përqind të mandateve të opozitës.
Denada Kola: Klevis me përqindjet e PD je i kënaqur. Je i lumtur të jesh në opozitë i pari. Duhet të luftosh për pushtetin. Po thua të pavërteta.
Klevis Balliun: Po bën krahasimin e gabuar. PD ka bërë denoncimet për gjitha skandalet.
Klevis Balliu: Ku është SPAK, kur nuk e kap Belinda Ballukun?
Denada Kola: Ku ndryshoni ju nga qëndrimi i Edi Ramës?
Klevis Balliu: Teza e gabuar që qarkullon është që Rama është i keq, por sa të këqij na qenkan këta të tjerët që mund të vijnë. Kjo është teza e mbrapshtë. Ne kemi kundërshtuar çdo ligj, që u bie në qafë qytetarëve. Madje, disa deputetë të PD janë përjashtuar për 2 muaj nga parlamenti për kundërshtimet. Edhe për listat, teza e listave të hapura nuk…
Denada Kola: Te listat mos u fut, se edhe aty PD ka probleme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb