Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Rekord pjesëmarrjeje në Teksas, mbi 7,4 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani

Një rekord prej mbi 7,4 milionë personash kanë votuar para kohe në Teksas, përpara zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 nëntor në SHBA. Sipas të dhënave paraprake nga Zyra e Sekretarit të Shtetit, deri më 30 tetor kishin votuar 7.410.631 persona, ose 38,92% e rreth 19 milionë votuesve të regjistruar.
Siç raporton “Texas Tribune”, kjo është pjesëmarrja më e lartë e regjistruar ndonjëherë në votimin e parakohshëm për zgjedhjet e mesmandatit në këtë shtet, duke tejkaluar vitin 2022, kur votuan rreth 5,5 milionë persona, dhe vitin 2018, kur shifra ishte nën 4,9 milionë. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në zonat e mëdha urbane, përfshirë Houston, Dallas dhe Fort Worth.


Lajmi kryesor: