E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 komuna shkojnë në balotazh

PRISHTINË, 13 tetor/ATSH/ Shtatëmbëdhjetë komuna pritet të shkojnë në balotazh në zgjedhjet për kryetar 2025, pesë më pak se para katër vjetësh në Kosovë.

Në zgjedhjet për kryetar të komunave gara do të qartësohet më 9 nëntor.

Prishtina, Prizreni Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku e Kllokoti do të jenë pjesë e balotazhit.

Njëzet e një komuna tashmë janë fituese ose katër më shumë se sa në vitin 2021.

Deçani, Drenasi, Istogu, Ferizaj, Lipjani, Novobërda, Podujeva, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potoku, Zveçani, Malisheva, Mamusha, Hani i Elezit, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi e Graçanica.

Kamenica mund t’i bashkohet kësaj liste. Rahim Kadrijaj i LVV-së ka 50.06 për qind të votave, ndërsa kanë mbetur pa u numëruar votat edhe në dy vendvotime.

Para katër vjetësh pa balotazh fituan Deçani Bashkim Ramosaj AAK, Mitrovica e Jugut Bedri Hamza PDK, Lipjan Imri Ahmeti LDK, Skënderaj Fadil Nura PDK, Suhareka Bali Muharremaj AAK, Peja Gazmend Muhaxheri LDK, Ferizaj Agim Aliu PDK, Hani i Elezit Mehmet Ballazhi PDK.

Lista Serbe fitoi në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Graçanicë, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug, Zveçan, Partesh.

Komunat që shkuan në balotazh në zgjedhjet e vitit 2021 – gjithsej 21:

Prishtina, Podujeva, Drenasi, Gjilani, Gjakova, Kaçaniku, Dragashi, Fushë-Kosova, Istogu, Obiliqi, Klina, Kamenica, Vitia, Prizreni, Juniku, Malisheva, Vushtrria, Mamusha, Rahoveci, Shtime dhe Kllokoti.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›