E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Himarë, 2 kandidatët hedhin votën: Të fitojë më i miri

Dy kandidatët për kryetar bashkie në Himarë, Petraq Gjikuria dhe Vangjel Tavo kanë hedhur votën në kutinë e votimit.

Pas votimit, Kandidati i PS për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo i bëri thirrje banorëve të bashkisë së Himarës të votojnë.

“Sot  e kanë fjalën himariotët për të votuar. I bëj thirrje të gjithë banorëve të Himarës të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë, alternativën më të mirë për Himarën dhe për himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.

Ndërsa lidhur situatën në një qendër votimi në Himarë fshat ku disa qytetarë me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë, Tavo tha se nuk është çështja e tij, por e ligjit.

Lidhur me moslejimin e votuesme më karta ID të skaduara, nga ana e tij, Gjikuria pas votës u shpreh se sipas tij trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar pasi vitin e kaluar kjo problematikë u anashkalua”, tha Gjikuria.

“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar. Socialistëve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë”, u shpreh ndërsa thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Në Himarë po zhvillohen sot zgjedhjet për kreun të ri të bashkisë. Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›