Zgjedhjet në Universitete, zv.dekania Elsa Skënderi tregon detaje nga nisja e procesit

Ditën e djeshme (20 maj) nisi gara për zgjedhjet e drejtuesve të rinj në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa zv.dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi, ka treguar detaje nga ky proces.
Në studion e RTSH 24, Skënderi u shpreh se fushata do të vijojë deri më 20 qershor.
“Ditën e djeshme ishte nisja e fushatës dhe vijon deri më 20 qershor dhe më 21 qershor pedagogët dhe studentët do t’i drejtohen kutive të votimit. Fushatat janë takime me kolegë dhe shpalosje e ideve dhe platformave”, u shpreh Skënderi.
Lidhur me faktin se në disa institucione figuron një kandidat i vetëm në garë, kandidaturë të vetme në disa institucione, Skënderi sqaroi se edhe në këtë rast gara nuk është aq e thjeshtë sa duket.
“Kur je kandidat i vetëm edhe barra për të fituar është më e madhe, sepse duhet të marrësh 50+1% të votave, ndërsa kur ke 2 apo 3 kandidatë, ai që merr më shumë vota fiton dhe nuk duhet të jetë përqindja. Pra edhe kandidimi si kandidaturë e vetme nuk është kaq i thjeshtë”, theksoi ajo.
/rtsh.al/