Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sërish në protestë, hidhet molotov para Bashkisë

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë ngritur sërish këtë të martë (21 maj) në protestë para Bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në protestën e sotme, është përsëritur i njëjti skenar si në tubimet e mbajtura më herët nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke hedhur molotov përpara Bashkisë.
Arrestimi i tre drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D dhe martesa në ambientet e Bashkisë së dy grave të së njëjtës gjini, ka sjellë revoltën e Rithemelimit, Partisë së Lirisë dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Në fjalën e tij, aktori Mehdi Malkaj e konsideroi një skandal martesën e zhvilluar dy ditë më parë mes dy grave të së njëjtës gjini, ndërsa e cilësoi qeverinë si të korruptuar.
“Ne pranojmë të keqen me shumë dashuri. Skandaloze martesa e dy grave në Bashki. Ka ardhur koha të mbushim xhepat me gurë”, tha aktori.
/rtsh.al/