E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet për Tiranën – Rama mbledh strukturat, takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Një ditë pas votimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme, Ogerta Manastirliu.

Pasditen e sotme, në orën 18:00, Rama pritet të mbledhë edhe ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, ku fokusi do të jetë te fushata dhe mbështetja për kandidaturën e Manastirliut.

Ndërkohë, votimi i djeshëm për shkarkimin e Veliajt, i miratuar me 50 vota pro, do t’i kalojë prefektit të Qarkut dhe më pas Këshillit të Ministrave, që do të japë vendimin përfundimtar.

Gazetare: Rugova Dunisha

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›