Zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e objekteve që preken nga projekti infrastrukturor për zgjerimin e segmentit rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë, Faza VI.
Në mbështetje të kërkesës së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve një dhe dy katëshe, të cilat kanë funksione shërbimi dhe banimi.
Sipas IKMT-së, ndërhyrja synon lirimin e hapësirave të nevojshme për vijimin e investimit dhe zhvillimin e punimeve infrastrukturore pa pengesa dhe vonesa.
IKMT thekson se do të vijojë të mbështesë zbatimin e projekteve infrastrukturore, me synim përshpejtimin e investimeve publike dhe përfundimin e tyre në funksion të qytetarëve.
/e.i/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
