E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjidhen administratorët e rinj në bashkitë Korçë e Devoll

Në dy bashki të qarkut të Korçës tashmë janë bërë zyrtarë emrat e administratorëve të rinj të njësive administrative. Bëhet fjalë për Bashkitë Korçë dhe Devoll, ndërkohë që pritet të zyrtarizohen së shpejti edhe emrat në bashkitë e tjera të qarkut.

Në Bashkinë e Korçës, në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni, në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere; në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol; në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi; në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi, në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho; dhe në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Marjol Babi dhe Riku Hysi janë rikthyer si administratorë, konkretisht Babi në njësinë administrative Miras dhe Hysi në njësinë administrative Qendër. Në Njësinë Administrative Hoçisht emërohet Jonida Temo.

Emërimet në bashkitë e tjera të qarkut pritet të zyrtarizohen në ditët e ardhshme.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›