E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbllokohet nafta ruse/ SHBA zbut sanksionet deri më 11 prill, Gjermania kundër: E gabuar!

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe ndodhen në anije në det.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, foli për një masë të përkohshme e cila synon sipas tij “ të promovojë stabilitetin në tregjet globale të energjisë” gjatë luftës. Autorizimi do të zgjasë deri më 11 prill.

“Kjo masë e kufizuar dhe afatshkurtër vlen vetëm për naftën që është tashmë në kushte tranziti, shitja e së cilës nuk sjell përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse”, është shprehur ai.

Çmimet e naftës u rritën sërish mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, ndërsa tregjet morën një tjetër goditje pas sulmeve ndaj tre anijeve të tjera të mallrave në Gjirin Persik dhe pasi lideri i ri suprem i Iranit u zotua të vazhdojë bllokimin e Ngushtices se Hormuzit.

Edhe këtë rritje çmimi megjithatë, Bessent e cilësoi si “të përkohshme, që do të sjellë një përfitim të madh për vendin dhe ekonominë tonë në afat të gjatë”, ndërsa kujtoi përsëriti edhe një herë se qeveria amerikane do të nisë të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së  Hormuzit “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Nevoja e mundshme për një shoqërim ushtarak ka qenë gjithmonë pjesë e planifikimit tonë”, tha ai për Sky News.

Kur u pyet nëse kjo mund të fillojë që në ditët në vijim, Bessent u përgjigj: “ne do ta realizojmë kalimin e sigurt sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Reagimi i Gjermanisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi administratën e Donald Trump  për heqjen e përkohshme të disa sanksioneve ndaj naftës ruse, në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje të energjisë mes sulmeve të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Iranit.

“Ne mendojmë se kjo është e gabuar,” tha Merz, duke folur përkrah kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre.

“Aktualisht ekziston një problem me çmimet, por jo me furnizimin. Dhe në këtë drejtim, do të doja të dija se cilët faktorë të tjerë e shtynë qeverinë e SHBA-së të marrë këtë vendim.”

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në njërin nga boshtet kryesore të konfliktit, dhe vetëm një ditë më parë u shënua një rritje e menjëhershme e sulmeve ndaj anijeve në këtë rrugë detare të rëndësishme.

Të paktën pesë anije u goditën nga raketat, përfshirë dy tankerë nafte që transportonin naftë irakiane, duke detyruar strukturat portuale naftëmbajtëse në Irak të ndaloni punën.

Irani praktikisht ka vendosur një bllokadë të lundrimit përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth 20% e eksportit botëror të naftës dhe gazit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›