E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet konkursi “Ymer Skënderi” – Dhjetëra të rinj nga vendi e bota bëhen pjesë e garës së interpretuesve

Studentë nga universitete të ndryshme ndërkombëtare janë bërë bashkë për t’u bërë pjesë e konkursit të interpretuesve “Ymer Skënderi”, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike që zhvillohet për herë të dytë në Universitetin e Arteve.

Për studentët, ky konkurs nuk është vetëm një garë, është një mundësi e artë për t’u integruar në skenë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të hedhur hapa të sigurt drejt formimit si artistë profesionistë. Fitues i edicionit te dyte te konkursit Ymer Skënderi është shpallur Meritz Koçibelli në Oboe.

‘Entuziazëm i madh është një konkurs që u nis modestish një vit më parë dhe tashmë ka marrë përmasa më të mëdha. Nuk është më një garë brenda provimeve por është një garë si të përgatitësh për jetën”, u shpreh Meritz Koçibelli.

Konkursi “Ymer Skënderi” synon promovimin e talenteve të reja dhe forcimin e rolit të Universitetit të Arteve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai po shndërrohet gradualisht në një traditë të re artistike, ku bashkohen kultura, stile interpretimi dhe vizione të ndryshme muzikore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›