Zhvlerësohet dollari në këmbim me lekun, euroja forcon lehtë pozitat

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan u zhvlerësua në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja fitoi lehtë terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,27 pikë dhe këmbehet me 82,61 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0,03 pikë dhe këmbehet me 96,85 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0,29 lekë, duke u kuotuar në vlerën 111,01 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,73 lekë, ose 0,03 lekë më shumë se në fundjavë.
Sipas BSH-së, forcimi i lekut kundrejt dollarit amerikan është ndikuar nga dobësimi i këtij të fundit në tregun ndërkombëtar, në vijim të zhvillimeve politike në SHBA.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 82.61 | -0.27 | |
| Euro | EUR | 96.85 | +0.03 | |
| Poundi Britanik | GBP | 111.01 | +0.29 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.73 | +0.03 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 55.60 | +0.25 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.25 | +0.14 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.35 | -0.09 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.81 | +0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.30 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.97 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 112.81 | -0.78 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 314794.49 | +4,227.38 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3877.09 | +146.79 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.60 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.60 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.99 | -0.01 | |
/r.e/a.f/