E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës.

Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.

Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes.

Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›