E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Vrau me thikë Lumturi Zeqjan në Londër, gjykata britanike dënon me burgim të përjetshëm anëtarin e “Hellbanianz”

Gjykata e Southwark në Britani, ka dënuar me burgim të përjetshëm 31 vjeçarin shqiptar Sabajet Shuti, i cili vrau bashkëatdhetarin e tij Lumturi Zeqja në Londër dhe më pas tentoi të arratisej.

Sabajet Shuti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Sipas mediave britanike vendimi i gjykatës u dha një ditë më parë (e premte 27 qershor), duke dënuar me burgim të përjeshëm 31-vjeçarin Shuti, i njohur ndryshe me nofkën “Skills” dhe ishte i lidhur em gruupin kriminal “Hellbanianz”.

Lumturi Zeqja, viktima

Ndërkohë që më herët ishte arrestuar edhe vëllai i 31-vjeçarit, Emirlion Shuti.

Emirlion Shuti

Ngjarja

Ngjarja ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Lumturi Zeqja, ndodhi në 16 tetor të vitit 2022 në Leytonstone në Londër.

Zeqja ndodhej në vendngjarje sëbashku me një mikun e tij, ndërsa dy vëllezërit Shuti ishin duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë me makina.

Fillimisht Zeqja pati një konfilkt me Eirlion Shutin, ndërsa situata agravoi më tepër dhe Sabajet Shuti nxorri thikën duke e goditur disa herë Zeqjan dhe plagosi mikun e tij. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, Zeqja humbi jetën në vendngjarje.

Arratisja

Pas krimit dy vëllezërit Shuti u larguan menjëherë nga Londra dhe u arratisën jashtë britanisë. Sabajet Shuti hoqi mjekërn për të ndryshuar pamje dhe fillimisht u arratis në Francë, ndërsa një vit më pas u arrestua në Suedi, ku më pas u eksptradua në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë Emirlion Shuti ishte arrestuar më herët dhe ëhstë dënuar me 20 vite burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›