E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në banesën në katin e parë të pallatit, humb jetën 72-vjeçari në Korçë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Policia njoftoi pasditen e sotme se rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›