E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret aktive, por nën kontroll, deri më tani janë djegur mbi 154 hektarë me pyje, shkurre dhe ullinj

Flakët që përfshinë masivet pyjore të Drenovës në Mallakastër nuk janë shuar ende plotësisht, por situata është nën kontroll.

10 mjete zjarrfikëse dhe 4 të ushtrisë ndërhynë  në kodrat e Gorishovës dhe Belishovës për të izoluar vatrën.

Terreni i thyer e vështirësoi punën, por aktualisht zjarri nuk po përparon.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në të gjithë vendin janë djegur mbi 154 hektarë me pyje, shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3 mijë rrënjë ullinj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›