Zjarret rikthehen në Dukat të Ri, përpjekje nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve

Situata nga zjarret në qarkun e Vlorës mbetet shqetësuese, ndërsa një vatër tjetër është rindezur këtë të diel në fshatin Dukat i Ri.
Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa nga toka po punojnë zjarrfikësit dhe punonjës të strukturave vendore.
Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht, teksa era e fortë po favorizon përhapjen e tij në një terren të vështirë.
Në lidhje me një tjetër zjarr të rënë pak ditë më parë pranë ish-fushës së aviacionit, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, Policia ka shoqëruar një person dhe po vijon hetimet për të zbuluar autorët.