E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri tragjik në Maliq, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjashtëvjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq ka ndërruar jetë sot në QSUT.

Vajza 6-vjeçare, e cila ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq, raportojnë mediet.

Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllai 13-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre 40-vjeçarja pikasi tymin e zjarrit dhe mundi të nxirrte fëmijët, ndërsa vetë mbeti e vdekur në banesë.

13-vjeçari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja kishte të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua në QSUNT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi t’ia dalë, duke qenë viktima e tretë në familje.

/gj.m/a.f/t.r/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›