Krujë- Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën shoferi 32-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën. Policia njofton paraprakisht se 32-vjeçari A.B., ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
“Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/