E Martë, 3 Nëntor 2026

Nesturi: Rithemelimi zyrtarizoi njohjen e grupit parlamentar

Analisti Plator Nesturi  i ftuar në studion e emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1 deklaroi se është hera e parë që grupi i Rithemelimit merr një fitore siç është njohja e grupit parlamentar.

Nesturi theksoi gjithashtu se kjo ka të bëjë me strukturat e brendshme dhe jo vetëm për faktin që Bardhi është kryetar i grupit por edhe për heqjen e përfaqësuesve brenda grupit.

“Lajmi për mua sot ishte që për herë të parë rithemelimi kapi një fitore goxha të madhe  që është njohja e grupit të vet parlamentar. E parë në këtë bazë ku tashmë  zyrtarizohet një kërkesë që  është bërë prej Bardhit prej muajsh, po ta maresh  në këtë kuadër kjo duhet të ishte një festë fitore . Ka të bëjë me strukturat e brendshme përfaqësimit grupit parlamentar, jo vetëm faktit që Bardhi është kryetar i grupit parlamentar, ka qenë  edhe më parë edhe në kushtet e reja por dhe heqjen e atyre përfaqësuesve të Shqipërisë  të cilët ishin brenda grupit”, u shpreh Nesturi.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›