Zogaj: Zgjedhja e Ketës ishte e pritshme, tani e presin sfida

Analisti i njohur Preç Zogaj ka komentuar procesin e votimit dhe pritshmëritë për drejtuesin e ri të BKH-së, Joni Keta, duke e cilësuar marrjen e 11 votave si një tregues të qartë force dhe besimi.
I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogaj u shpreh se ky rezultat nuk ishte surprizë për ata që e njohin procesin. Sipas analistit, fakti që kandidatura mori mbështetje unanime (11 vota), tregon se kemi të bëjmë me një figurë që ka kaluar me sukses të gjitha etapat e verifikimit.
“Zgjedhja e Ketës ishte e pritshme dhe marrja e 11 votave tregon se është kandidaturë me profil të fortë. Ai ka kaluar shumë filtra,” tha Zogaj gjatë diskutimit në studio.
Përtej procesit të zgjedhjes, Zogaj u ndal te roli që do të ketë drejtuesi i ri në praktikë. Ai theksoi se pozicioni kërkon më shumë se sa aftësi administrative; kërkon nuhatje dhe veprim hetimor.
“Ka sfida përpara. Nuk do të jetë thjesht një menaxher, por një kryehetues,” nënvizoi analisti.
/rtsh.al/