E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë amerikan takim me Dumanin: Bashkëpunim i fortë me Shqipërinë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Lyn Debevoise vizitoi sot SPAK-un.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të ambasadës, vizita u realizua për për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë.

“Përpjekjet e Dumanit vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë, duke vënë në dukje se përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët.

Drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumanit i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor. Në garë për drejtimin e SPAK janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›