Çështja e Kosovës trajtohet në Forumin Ekonomik Rajonal të Dubrovnikut.

23 nëntor 2007
Dubrovnik,
Kroaci.
Një bashkëpunim efikas është rruga më e mirë për stabilitetin në rajon, për përparimin e tij, por edhe integrimin në strukturat euroatlantike. Ky ka qenë konkluzioni i drejtuesve më të lartë të Shqipërisë, Bosnje - Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë e Rumanisë, pjesëmarrës në Takimin e Katërt të Forumit Ekonomik Rajonal të Europës Juglindore, i mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, interesi i mediave është fokusuar në qëndrimin e këtyre vendeve ndaj çështjes së Kosovës pas përfundimit të bisedimeve 120 ditore. Kryetarët e shteteve të rajonit kanë ndarë qëndrimin e përbashkët se një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën do t’i shërbente stabilitetit të gjithë rajonit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi është shprehur:
“Çështja e Kosovës nuk është më një çështje e izoluar si më parë. Është një çështje që ka hyrë në axhendën ndërkombëtare dhe kjo presupozon që Kosova është në vëmendjen e shteteve të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe besoj se Shqipëria ka luajtur një rol jashtëzakonisht të kujdesshëm lidhur me marrëdhëniet në rajon. Ne besojmë se pas datës 10 dhjetor, duke marrë në konsideratë edhe zgjedhjet e 17 nëntorit, ku klasa politike kosovare, shoqëria kosovare realizuan zgjedhje të lira të ndershme, brenda standardeve, presupozon që marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një kontribut i drejtëpërdrejtë dhe afatgjatë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ajo që unë dëshiroj të nënvizoj sot këtu është që e ardhmja e vendeve ballkanike është padyshim në familjen europiane dhe euroatlantike dhe se ne duhet të largohemi nga retrospektivat e vështira të rajonit dhe të ecim drejt standarteve të kërkuara.”
Kryetari i Shtetit ka zhvilluar takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic dhe Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe Kryetarin e radhës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zeljko Komsiç, ku janë diskutuar rrugët për thellimin e bashkëpunimit reciprok dhe roli i Presidentëve në funksion të këtij qëllimi.