E Diel, 1 Nëntor 2026

- Kryeministri inaguron Tregun e shitjes me shumicë të fruta-perimeve në Korçë Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot për një vizitë pune në qytetin e Korcës. Fillimisht ai ka marrë pjesë

- Kryeministri inaguron Tregun e shitjes me shumicë të fruta-perimeve në Korçë

Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot për një vizitë pune në qytetin e Korcës. Fillimisht ai ka marrë pjesë në inagurimin e Tregut të shitjes me shumicë të Fruta Perimeve, ku është pritur nga Kryetari i Bashkisë së Korcës, deputetë të zonës, nga autoritete të tjera lokale, si dhe nga banorë të Korçës. Në këtë ceremoni Kryeministri shoqërohej nga anëtarë të Kabinetit qeveritare.

Ndërtimi i Tregut të shitjes me shumicë të fruta perimeve në Korçë është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore me një vlerë prej 800 mije euro. Tregu ka një sipërfaqe prej 1.2 hektarë, duke krijuar lehtësi në lëvizjen e makinave, të mallrave dhe të njerëzve. Në të përfshihen pavione të mbuluara, të vendosura ne qendër të tregut, vende tregëtimi nga kamionë që krijojnë lehtësi të madhe për tregëtimin e produkteve bujqësore, një zyrë postare, qendër e ndihmës së shpejtë dhe zyrë bankare.

Kryeministri Nano vlerësoi se, ndërtimi i këtij tregu është një mundësi e re dhe më e madhe për Shoqatat prodhuese, fermerët dhe tregëtarët, të cilët që nga dita e sotme tregëtojnë produktet e tyre në një vend tregëtimi të parametrave europianë.

Më tej, Kryeministri ka vizituar pavionet e tregut, ku është përshëndetur me shumë prodhues dhe ka biseduar me ta për mundesitë e nxitjes dhe zhvillimit të biznesit të tyre.

Tregu i shitjes me shumicë të fruta perimeve në Korce është i dyti treg i këtij standarti në vend, pas atij të Lushnjës, ndërkohë që së shpejti pritet të përfundojnë edhe tregje te tjerë modernë në disa qytete te mëdha të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›