E Shtunë, 31 Tetor 2026

- Zyra e Shtypit e Kryeministrit përgënjeshtron lajmin e publikuar ne ndonje media ne lidhje me protokollin e ceremonisë së nderimit të Papa Gjon Pali II, si të pavërtetë dhe spekulativ - N

- Zyra e Shtypit e Kryeministrit përgënjeshtron lajmin e publikuar ne ndonje media ne lidhje me protokollin e ceremonisë së nderimit të Papa Gjon Pali II, si të pavërtetë dhe spekulativ -

Në lidhje me një lajm të publikuar sot në një media televizive, duke e quajtur atë të pavërtetë dhe spekulativ, sqarojmë se pjesëmarrja e Kryeministrit në delegacionin shtetëror, të kryesuar nga Presidenti i Republikës, që përfaqësonte Shqipërinë në ceremoninë e përcjelljes me nderime të Papa Gjon Palit II ishte krejtësisht në përputhje me Protokollin e Shtetit dhe Selisë së Shenjtë.

Kryeministri, me këtë rast, falenderon gjithashtu drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri që pranuan ftesën e tij dhe bashkëpunuan për të qenë të pranishëm, në ceremoninë e nderimit të Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›