E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një leter nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Letra e Presidentit amerikan eshte percjelle nga ambasadorja e SH.B.A ne vendin

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një leter nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Letra e Presidentit amerikan eshte percjelle nga ambasadorja e SH.B.A ne vendin tone Marcie B.Ries.

Në këtë leter Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, i shkruan Kryeministrit Fatos Nano:

"Unë vlerësoj vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për rritjen numrit të forcave të saj ushtarake në Irak. Unë shpreh falënderimet e mia personale dhe ato të Shteteve të Bashkuara për këtë hap të rëndësishëm. Ky është një tjetër tregues i angazhimit të vazhdueshëm dhe të thellë të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit në mbarë botën dhe sigurimit të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Irak.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu, vlerësojnë rolin e Shqipërisë në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Përpjekjet e vendit tuaj gjatë kryesimit të tanishëm të Kartës së Adriatikut, janë një kontribut i rëndësishëm për rajonin dhe qëllimin tonë të përbashkët për një Europë te bashkuar, te lirë dhe në paqe. Shtetet e Bashkuara po presin me kënaqësi pjesëmarrjen në takimin e Kartes se Partneritetit , këtë Maj në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për një integrim të plotë në komunitetin Euro-Atlantik. Zgjedhjet e kësaj vere do të shërbejnë si një moment i rëndësishëm i progresit në këtë proces dhe ne jemi te bindur se të gjithë shqiptarët do të punojnë së bashku për të siguruar që këto zgjedhje të jenë sipas standarteve të duhura".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›