Sot pasdite, Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë dhe ndoqi gjithë ceremoninë e Meshës së Shenjtë që u mbajt në përkujtim të Atit të Shënjtë Papa Gjon
Sot pasdite, Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë dhe ndoqi gjithë ceremoninë e Meshës së Shenjtë që u mbajt në përkujtim të Atit të Shënjtë Papa Gjon Pali II, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Gjatë ceremonisë së Meshës së Shënjtë Imzot Rrok Mirdita dhe Nunci Apostolik Xhovani Bulaitis, Përfaqësues i Papës në Shqipëri që drejtuan këtë Meshë, falenderuan Kryeministrin Fatos Nano për praninë e tij si dhe për vizitën që Ai zhvilloi paraditen e sotme në Arqipeshkëvinë Metropolitane të Tiranës dhe Durrësit, ku shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për shuarjen e jetës së Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II.